Sfidohet Joshua, 30 ditë kohë për të vendosur

Anthony Joshua ka 30 ditë afat për të negociuar për duelin me sfiduesin e tij, Alexander Povetkin.

Rusi Povetkin pritet ta sfidojë Joshuan për rripin WBA në peshat e rënda.

Promoterët e Povetkinit kanë konfirmuar se boksieri rus është sfidues i radhës, i cili është përcaktuar nga WBA-ja.

Joshua, që është kampion aktual në versionet WBA, IBF dhe IBO, ditë më parë e fitoi edhe brezin WBO, duke ia rrëmbyer Parkerit.

Brezi WBC mbahet nga Deontay Wilder dhe anglezi dëshiron t’i rrëmbejë gjithë brezat në e mundshëm në boksin e kategorisë së rëndë.

Por, para se ta bëjë këtë, ai duhet të përballet me Alexander Povetkin. /Gazeta Express/

 

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Lajmet e Fundit