Shala: Emri dhe krijimtaria e Berishës do të mbesin thesar i çmuar e i përhershëm

Kujtim Shala-ldkMinistri i Kulturës, Kujtim Shala, në një telegram ngushëllimi drejtuar familjes së akademik Engjëll Berishës, ka thënë se vdekja e tij është një humbje shumë e madhe për familjen, miqtë, kolegët dhe për kulturën e kombit në përgjithësi, të cilën ai e kultivoi dhe e përcolli ndër gjenerata përmes punës edukative dhe kontributit shumë të çmuar në fushën e muzikës.

“Ka qenë dhe mbetet shembulli i mësuesit dhe frymëzuesit për breza të tërë të muzicientëve. Engjëll Berisha do të kujtohet për punën e jashtëzakonshme në historinë e muzikës shqiptare. Engjëll Berisha, emri dhe krijimtaria e tij do të mbesin një thesar i çmuar i përhershëm i yni”, thuhet ndër të tjera në telegramin e Shalës.

Më Shumë

Fëmijët pushtojnë skenën e poezisë në Malishevë, 1 Qershori festohet me vargje dhe krijimtari

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Malishevë u organizua aktiviteti “1 Qershori Poetik i Fëmijëve”, i cili mblodhi nxënës, poetë dhe dashamirë...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit