Shala: Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në, Kurti nuk pranohej si lideri i delegacionit

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se administrata e ShBA-së nuk e donte kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, si lider të delegacionit të Kosovës në dialog.

“Ambasada nuk e ka njohur kryeministrin si lider të delegacionit të Kosovës. LDKja është përpjekur që të ndërmjetësoj. Ishte me rëndësi që administrata e ShBA-së të dinte që ne si partner e përkrahim kryeministrin. Por ata ishin insistues që kryeministri nuk do të udhëhiqte dialogun”, ka thënë Shala.

“Problemi kryesor ishte raporti me ShBA-në”, shton ai.

Tutje Shala thotë se me të dërguarin Special të ShBA-së për dialog, Richard Grenell, nuk ka pasur kurrë kontakte, por ka thënë se Kurti nuk i interpreton deklaratat e tij si duhet.

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit