25.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Shala e Tërmkolli nuk i kanë sjellë vota AAK-së

Pal Lekaj 2Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se largimi i deputetëve, Blerim Shalës dhe Melihate Tërmkollit, e vështirëson punën e Aleancës në Kuvendin e Kosovës, pasi një deputet detyrohet të jetë anëtar i disa komisioneve parlamentare.

Por, sipas tij, në aspektin e votave nuk është dëmtuar AAK-ja nga largimi i tyre. “Normalisht se largimi i këtyre dy deputetëve e ka dëmtuar AAK-në në aspektin e numrave në Kuvend, por jo edhe në aspektin e votave. Largimi i deputetëve e vështirëson punën e AAK-së në Kuvend sepse një deputet duhet ta përfaqësojë partinë në dy apo tri komisione parlamentare. Prandaj, e vështirëson punën tonë”, ka thënë Lekaj për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se largimin e këtyre deputetëve nuk e ka pritur askush por, sipas tij, këta deputetë nuk i kanë sjellë vota AAK-së.

“Është e vërtetë se nuk e ka pritur askush që mund të largohen këta dy deputetë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sidomos kur janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës. Por, mendoj se të dy deputetët, Blerim Shala dhe Melihate Tërmkolli, nuk i kanë sjell votë AAK-së edhe kur kanë qenë pjesë e saj, mirëpo kanë marrë votë nga AAK-ja dhe nuk ka qenë fortë e pranueshme. Pra, nuk ishte dashur nga ana e tyre të bëhet kjo lëvizje. Megjithatë, kjo është zgjidhja e tyre, ndërsa AAK-ja do ta vazhdojë rrugën e saj pa këta dy deputetë”, ka thënë Lekaj. Sipas tij, deputetët që po kalojnë nga një parti politike në partinë tjetër janë duke e keqpërdorur mandatin e deputetit.

“Është keqpërdorje e mandatit të deputetit, edhe pse deputeti është autonom. Mendoj se të largohesh si deputet nga një subjekt politik nuk është e ndershme. Po të kandidonin si të pavarur assesi nuk do t’i merrnin votat për t’u bërë deputetë të Kuvendit të Kosovës as Shala e as Tërmkolli. Po ashtu, partia, në këtë rast AAK-ja, ka kërkuar vota për ta, siç kam bërë edhe unë personalisht. Prandaj, ata janë bërë deputetë falë AAK-së”, është shprehur Lekaj, duke shtuar se, pavarësisht zhvillimeve të fundit, AAK-ja do të fuqizohet.

“Pavarësisht largimeve të fundit, pritet fuqizim i AAK-së. Do t’i kemi zgjedhjet e brendshme dhe jemi duke punuar në terren që të sjellim në parti personalitete me energji të reja. Besoj se AAK-ja do ta vazhdojë fuqishëm rrugëtimin e saj”, ka theksuar Lekaj. Ai ka hedhur poshtë mundësinë e largimit të deputetëve të tjerë nga AAK-ja. “Nuk ka rrezik për largime të tjera sepse i njoh mirë dhe nga afër të gjithë deputetët që janë tani në AAK, prandaj edhe nuk do të ketë largime”, ka thënë Lekaj.

Më Shumë

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kroacia nesër do ta dërgojë kontingjentin e saj të 41-të në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, misionit paqeruajtës të NATO-s. Ministria kroate e Mbrojtjes bëri të...

“E futën 6 muaj në psikiatri”, Juli kujton ngjarjen aspak të këndshme të Zef Dedës!

Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin...

Lajmet e Fundit