11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Beogradi i bën homazh veprës së Bekim Fehmiut

Beogradi homazh Bekim FehmiutNatën e 17 shkurtit në Beogradin e vitit 2008-të ka pasur shkatërrim pronash e lokalesh në qytet, hedhje me gurë dhe protesta të mëdha.

Të njëjtën datë pas shtatë vitesh Beogradi ka përkujtuar aktorin kosovar Bekim Fehmiu i cili një pjesë të mirë të jetës e karrierës ia dha kryeqytetit serb. Emisioni “Trezor” dhe iniciativa “Parobrod bioskop” kanë nisur kështu një maratonë organizimesh që sjellin Fehmiun edhe njëherë në Beogradin e tij të dikurshëm.BekimFehmiu5-26

UK Parobrod, një ndër vendet alternative të Beogradit ka mirëpritur aktorë të cilët kanë sjellë në teatër veprat dhe personifikimet e rolet teatrore të Fehmiut. Iniciativa ka vazhduar me shfaqjen e filmit “Kosava”, projekt i vitit 1974-të, ku krahas Fehmiut luan edhe Predrag Manojlovic, Ratko Saric, Velimir Bata Zijovinovic etj. Në sallë ka qenë e pranishme edhe gruaja e Bekim Fehmiut, Branka Petric.

Në RTS, në anën tjetër, është shfaqur drama “Reichstag fire” ku Fehmiu luan rolin e Georgi Dimitrovas. Gjatë muajit mars homazhi për Bekim Fehmiun vazhdon duke e bërë atë bashkë me aktorin Dragomir Bojanic – Gidra.

Të dy do të përkujtohen me filmat dhe të tjerat krijime artistike që i bënë gjatë jetës. Beogradi dhe Prishtina vitin e kaluar për herë të parë mbajtën festival për të kujtuar figurën e Fehmiut.Bekim Fehmiu-Reichstag fire

“Gidra dhe Fehmiu janë dy aktorët jugosllavë të cilët ishin ndër të parët që arritën famë botërore dhe e futën Jugosllavinë e asokohshme në hartën e kulturës botërore” shkruan Blici i Serbisë. /KultPlus.com/

Më Shumë

Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg

Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta padisin shtetin serb në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e...

Latifi mban mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbajtur mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive. Ai me drejtorët ka biseduar për ecurinë e punëve,...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit