18.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

Ky është Projektligji “konfidencial” për Gjykatën Speciale (Dokument)

Projektligji për Gjykatën SpecialeKoha.net ka siguruar Projektligjin për Gjykatën Speciale, i cili në versionin zyrtar ka titullin “Projektligji për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar”.

“1. Dhomat e specializuara kanë juridiksion mbi krimet e parapara në nenet 12 – 16 që kanë të bëjnë me Raportin Marty.
2. Dhomat e Specializuara po ashtu kanë juridiksion mbi veprat e parapara në kapitullin XXXII, nenet 384-386, 388, 390-407, dhe kapitullin XXXIII nenet 409-411, 415, 417, 419, 421, 423-424 të Kodit Penal të Kosovës i vitit 2012, Ligji 04/L-082, kur ato kanë të bëjnë me procedurat zyrtare dhe zyrtarët e tyre”, precizohet që në hyrje të Projektligjit.

Dhomat e specializuara do të kenë juridiksion mbi krimet në kuadër të juridiksionit lëndor të tyre të cilat janë kryer mes periudhës 1 janar 1998 dhe 31 dhjetor 2000.

Brenda juridiksionit lëndor të tyre, Dhomat e specializuara kanë përparësi mbi të gjitha gjykatat e tjera të Kosovës. Në çdo fazë të hetimeve ose procedurave, Dhomat e specializuara ose prokurori i specializuar mund të urdhërojnë transferimin e procedurës brenda juridiksionit lëndor të tyre nga ndonjë prokuror tjetër ose ndonjë gjykatë tjetër [përveç Gjykatës Kushtetuese] në territorin e Kosovës tek Dhomat e specializuara dhe prokurori i specializuar. Prokurori i shtetit ose gjykata u përcjell Dhomave të specializuara çdo shkresë dhe të gjitha shkresat që i përkasin lëndës së kërkuar. Urdhri i Dhomave të specializuara për transferim është përfundimtar dhe detyrues.

Projektligji lë mundësinë që edhe rastet e gjykuara nga drejtësia vendore, t’i nënshtrohen rigjykimit.

Një ditë më parë, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka deklaruar në Komisionin parlamentar për legjislacion se ky dokument është konfidencial. Megjithëkëtë, lëvizja Vetëvendosje, një deputete e së cilës drejton Komisionin, ka paralajmëruar për orën 14 një konferencë, në të cilën pritet të publikojë këtë material./Koha.net/

Më Shumë

Martohet vajza e Eminemit – momenti special i vallëzimit babë e bijë

Hailie Jade, vajza e Eminem dhe ish-gruas së tij, Kim Scott është martuar këtë fundjavë. Ceremonia u mbajt në Greencrest Manor në Battle Creek,...

9 vite pas ndarjes; Zayn Malik kujton fejesën me Perrie Edwards!

Zayn Malik ka folur së fundmi për marrëdhëniet e tij të kaluara nga prishja e fejesës me Perrie Edwards deri te mirëpritja e një...

Lajmet e Fundit