14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Shaqir Totaj: Lufta kundër kancerit të gjirit, kauzë e përbashkët !

Kandidati i PDK-së për deputet, Shaqir Totaj, ka marr pjesë në një aktivitet simbolik të organizuar nga OJQ “ Renesansa” – “Race for the cure” (Garë për shërim).

“Nëpërmjet këtij aktiviteti simbolik, që u në qendër të Prizrenit, dhe të cilit iu bashkëngjit një numër i madh i qytetarëve, kemi dërguar mesazh përkrahjeje për gjitha të sëmurat me kancer të gjirit”, ka thëën ai

Totaj ka thënë se pjesë përbërëse e Aktivitet sensibilizuese për të parandaluar kancerin e gjirit është edhe “Qyteti I Prizrenit’’.

“Falë eksperiencës së mrekullueshme të fushatave të sensibilizimit në qytetet botërore shumë gra janë në jetë sot. Disa nga mënyrat e thjeshta për të zbuluar herët kancerin e gjirit janë vetëkontrolli i gjirit, kontrolli i gjirit te mjeku, mamografia dhe Eko-ja e gjirit. Me aktivitetin ‘’Race for cure’’ ‘’Garë për shërim’’ ne të gjithë bashkë, po tregojmë vendosmëri në ngritjen e vetëdijes për rrezikun nga kjo sëmundje me qëllim që të gjithë qytetarët të njoftohen me simptomat, me kushtet e trajtimit në institucionet shëndetësore si dhe me mundësinë për jetë normale dhe me dinjitet”, ka shkruar ai në Facebook.

“Suksesi është një mision i mundshëm, me zhvillim ekonomik dhe bujqësisë, rregullimin e sistemit të shëndetësisë dhe me luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, me një epitet: fitoren e PDK-së dhe Republikës së Kosovës. Me Kadri Veselin Kryeministër do ta ndërtojmë të ardhmen”, ka shtuar tutje.

Më Shumë

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Rahovec: Vetura pëson defekt gjatë ndjekjes prej policisë, arrestohet një person

Policia është vënë sonte në ndjekje të një veture në Bllato të Rahovecit.   Gjatë ndjekjes, vetura në fjalë ka pësuar defekt, me ç’rast një person...

Lajmet e Fundit