25.8 C
Prizren
E mërkurë, 4 Tetor, 2023

Shaqir Totaj viziton lagjet Kurrilë dhe Bazhdarhane

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, sot vizitoi qytetarët e lagjeve Kurrilë dhe Bazhdarhane, si dhe biznese të ndryshme të vogla, përgjatë këtyre lagjeve, ku i ftoi për përkrahje.

Totaj gjatë bashkëbisedimit me ta, shpalosi edhe platformën e tij për mandatin qeverisës katërvjeqar, me theks të veçantë në largimin e taksës komunale për bizneset dhe mbështetjen për bizneset e reja dhe ato ekzistuse nga Fondi për Zhvillimin e Qytetit.

Sipas njoftimit për media të shtabit të Totajt, banorët e këtyre lagjeve, pritën ngrohtësisht kryetarin e ardhshëm të komunës së Prizrenit, duke vlerësuar profilin e tij intelektual, profesional dhe familjar, i cili ka kontribuar shumë edhe për sportin prizrenas.

“Qytetarët janë të bindur se vizioni i Totajt për qytetin e Prizrenit është vizioni i duhur për zhvillim ekonomik, ngritje të mirëqenies sociale dhe lehtësim të transportit urban”, thuhet në këtë njoftim

Moti sot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHK-së, temperaturat minimale do...

Newcastle – PSG është më shumë se një ndeshje futbolli

Dy klubet shtetërore takohen të mërkurën në kompeticionin e nivelit më të lartë evropian me më shumë se vetëm tre pikë në lojë. Është një...

Lajmet e Fundit