Policia arreston mbikëqyrësin e punimeve ku vdiq një punëtor në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten mbikëqyrësin e punimeve të objektit në ndërtimin e të cilit po punonte punëtori prizrenas që vdiq pasi ra aksidentalisht nga kati i gjashtë i objektit.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e të enjtes në rrugën “Besim Shala” në Prizren, kur një punëtor i një kompanie ndërtimi, derisa ishte duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i objektit në zonën e ashensorit, kur për pasojë ka vdekur.

Policia në raportin e tyre 24 orësh bën të ditur se mbikëqyrësi i punimeve, i arrestuar menjëherë pas rastit, dyshohet për “rrezikim të sigurisë në vendin e punës”, shkruan Gazeta Express.

“I dyshuari mashkull K/Shqiptar-mbikëqyrës i punimeve është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK’ja.

“Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor i një kompanie ndërtimi derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim, aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë në zonën ashensorit dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit turpi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK’së për aksidentin.

Më Shumë

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Qenaj promovohet në ekipin senior të FC Prizrenit

FC Prizreni ka vazhduar promovimin e futbollistëve të dalë nga akademia, duke zyrtarizuar kalimin e Ahmedin Qenajt në ekipin senior. Sulmuesi i ri konsiderohet një...

Lajmet e Fundit