Shaqiri, gazetarit serb: I shënova dy herë Serbisë

Ylli shqiptar i Zvicrës, ka folur për golin që i shënoi Serbisë.

Zvicra e Shaqirit dhe Granit Xhakës, mundi Serbinë (3-2), pak ditë më parë në kuadër Kupës së Botës ‘Katar 2022’.

I pyetur nga gazetarët serbë se pse i heshti tifozët gjatë festimit të golit ndaj Serbisë, ai tha se thjeshtë po bënte punën e tij.

“Unë thjesht po bëja punën time. Unë shënova, ishte hera e dytë. Mirë”, iu përgjigj Shaqiri gazetarit serb.

Kur e kuptoi se pyetjet ishin nga gazetarët serbë, ai përsëriti vazhdimisht “dy herë, dy herë, mik”, duke treguar me gishta se ishte hera e dytë që i shënonte Serbisë.

Më Shumë

Leon Morina promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e Leon Morinës në ekipin senior, duke vazhduar projektin e zhvillimit dhe promovimit të futbollistëve të dalë nga akademia...

Shqipëria fiton derbin shqiptar në Prizren, Kosova ndërlikon rrugën drejt EuroBasket 2029

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është mposhtur nga Shqipëria me rezultat 89:82 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren,...

Lajmet e Fundit