-1.1 C
Prizren
E martë, 18 Shkurt, 2025

Nga 1 janari stikersat me ngjyrë të gjelbër

Nga 1 janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jenë me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.

Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit.

“Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në vendin tonë. Ky projekt mbulohet nga kompanitë e sigurimit që janë biznese 100 për qind private. Pra, qytetarët nuk paguajnë asnjë cent për stikersin që e vendosin në xhama të automjeteve të tyre”, ka njoftuar Byroja Kosovare e Sigurimit.

Më Shumë

Olly rrëmben fitoren në Festivalin 75 të Sanremos

Olly është shpallur fituesi i Festivalit Muzikor të Sanremos 2025. Kantautori 23-vjeçar nga Xhenova fitoi me këngën “Balorda nostalgia” ("Nostalgji e marrë"), që e...

Komuna e Prizrenit publikon agjendën festive për 17 shkurtin

Komuna e Prizrenit të premten ka publikuar agjendën për kremtimin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Sipas këtij njoftimi, programi festiv nis me...

Lajmet e Fundit