9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Shaqiri thotë se mori statusin e veteranit si pjesë e Trupës Artistike të UÇK-së

Këngëtari Ilir Shaqiri, ka thënë se nuk është befasuar se ka marrë statusin e veteranit të UÇK-së. Këtë thotë ta ketë merituar për shkak të kontributit të tij në ngritjen e moralit, si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake të UÇK-së.

“Dhënia e moralit përmes artit muzikor për ushtrinë dhe popullin në përgjithësi, ishte kontributi im”, ka thënë Shaqiri për Infodirekt.tv.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës në atë kohë ka pasur tri struktura shumë të rëndësishme që kanë qenë: KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe Trupa Artistike Ushtarake. E si pjesë e Trupës Artistike Ushtarake, kam qenë edhe unë në të gjitha aktivitetet në zonat ku zhvillohej lufta”, theksoi Shaqiri.

I pyetur se a e priste këtë, Shaqiri ka thënë se “dihet kush kanë qenë anëtarët e Trupës Artistike Ushtarake dhe ata që kanë qenë, është pritë që të jenë në këtë listë”.

Sipas tij, dëshmi për këtë janë xhirimet e asaj kohe të përgatitjeve me mundësi tepër të vogla dhe të vështira.

Më Shumë

Themelohet Grupi Joformal i Grave Asambleiste në Dragash

Në Kuvendin e Komunës së Dragashit është themeluar dje Grupi Joformal i Grave Asambleiste, në një takim të organizuar me mbështetjen e OSBE-së. Në këtë...

S’ka pushim për Drinin e Bardhë, fokusi te sfida e radhës në Pozheran

KF Drini i Bardhë nuk ka humbur kohë pas fitores së fundit, pasi skuadra ka vijuar menjëherë me përgatitjet për ndeshjen e ardhshme, raporton...

Lajmet e Fundit