8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

SHBA, dështon një tjetër ekzekutim me vdekje

burguuuuJoseph Wood, i cili ishte dënuar me vdekje është ekzekutuar në Arizona, por injeksioni nuk ka shkuar si duhet, pasi u deshën rreth dy orë që viktima të ndërronte jetë.

Avokatët e Wood, i cili ishte autor i një vrasje të dyfishtë paraqitën një ankesë urgjente. Ata argumentuan se procesi i zgjatur i ekzekutimit prej, rreth 2 orë, ka shkelur të drejtat e klientit të tyre. Avokatët deklaruan se ekzekutimi me injeksion nuk duhet të zgjaste më shumë se 10 minuta.

Wood ishte dënuar që në vitin 1989 për vrasjen e të dashurës së tij, si edhe të babait të saj. Ai kishte kërkuar që të bëheshin të ditura emrat e medikamenteve që do të përdoreshin në injeksionin vdekjeprurës, por autoritetet nuk reaguan, duke kryer ekzekutimin e tij.

Gjatë vitit, zyrtarët në Arizona i kishin thënë avokatëve të Joseph Wood se do të përdorej një kombinim, midazolam dhe hydromorphone, për ekzekutimin. Por ata nuk pranuan të identifikonin emrin e prodhuesit të injeksionit, duke u justifikuar me ligjin e ruajtjes së sekretit shtetëror, që ka për qëllim ruajtjen e emrit të krijuesit të drogës nga masat ndëshkimore.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Sevilay Igci-Hapçi emërohet kryesuese e Komitetit për Komunitete në Prizren

Anëtarja e Këshillit të Partisë Demokratike Turke të Kosovës - dega në Prizren (KDTP), Sevilay Igci-Hapçi, është zgjedhur kryesuese e Komitetit për Komunitete në...

Lajmet e Fundit