3.8 C
Prizren
E martë, 28 Mars, 2023

Kreu i Hamas: S’ka armëpushim

Khaled MeshaalLideri i Hamas, Khaled Meshaal ka deklaruar se në Gaza nuk mund të ketë armëpushim nëse Izraeli nuk i jep fund bllokadës së tij.

“Të gjithë donin që ne të pranonim një armëpushim dhe më pas të negocionim për të drejtat tona. Por ne e refuzojmë këtë sërish sot”, ka thënë Meshaal.

Një ditë më parë, apel për heqjen e bllokadës ekonomike Izraelit dhe direkt kryeministrit Benjamin Netanyahu i bënë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon dhe sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Duke marrë parasysh se Izraeli po intensifikon ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, kryediplomati amerikan Kerry kujtoi se kriza humanitare po përkeqësohet nga dita në ditë dhe i drejtoi Hamasit një apel, që të pranojë propozimet egjiptiane për një armëpushim.

Edhe numri 1 i Kombeve të Bashkuara përcolli bindjen e tij, se të dyja palët duhet të ndalnin menjëherë luftimet e të diskutonin mbi shkaqet rrënjësore të problemeve të tyre.

Izraeli e nisi ofensivën në Gaza më 8 Korrik, me objektivin e qartë të ndalonte lëshimin e raketave të militantëve të Hamasit prej andej.

Përgjatë 15 ditë luftimesh janë vrarë 649 palestinezë dhe 31 izraelitë, me sulmet që kanë vazhduar nga të dyja krahët, duke lënë të kuptohet se spiralja e dhunës në zonë është ende larg fundit.

Më herët gjatë së mërkurës, komisionerja e OKB për të drejtat e njeriut, Navy Pilley deklaroi se për situatën në Gaza mund të ngrihen akuza për krime lufte ndaj Izraelit.

Më Shumë

Peja vazhdon me fitore, triumfon kundër Bashkimit

Peja ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitë, duke mundur kësaj radhe, Bashkimin me rezultat 95:79 (33:14, 14:25, 25:25, 23:15), sfidë kjo e...

Policia në kërkim të një të dyshuari për “ngacmim” në Prizren

Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim”, i cili ka ndodhur më datë  28/02/2023, ora...

Lajmet e Fundit