6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Sherife Balaj, Mytaher Haskukës : Përhajr loptopin !

Kuvendarja e PDK-së, Sherife Balaj, ia ka bërë “përhajr” loptopin e ri, kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ajo, ka kërkuar nga Haskuka që t’i pajisë me loptop edhe kuvendarët e Kuvendit.

“Përhajr loptopi. Ishalla e mbush me sene të mira”, ka uruar Balaj.
Kryetari Mytaher Haskuka, muajin e kaluar, ka blerë laptop për zyrën e tij.

Sipas kontratës së blerjes, laptopi ka kushtuar 950 euro, njofton Klan Kosova.
Kurse, sipas titullit të kontratës laptopi do të shërbejë për nevojat në zyrën e kryetarit.

Në kontratë thuhet se 950 euro ka qenë çmimi më i ulët i ofruar, ndërsa ai më i lart 968./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit