Sherr familjar në parti! “Më vjen turp që vajza mban mbiemrin tim”

Themeluesi i partisë ekstremiste Fronti Nacional në Francë, Jean-Marie Le Pen, tha se i vjen turp që e bija- Marine, e cila mban postin e kryetares së partisë- mban akoma mbiemrin e tij.

Le Pen tha se do kishte dashur që ajo të martohej, në mënyrë që të ndërronte mbiemrin sa më shpejt.

Sipas BBC, ai shtoi se nuk do e mbështesë të bijën në zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

Ky qëndrim i tij vjen pas një përplasje me të bijën.

Kjo e fundit e ka pezulluar nga partia e ekstremit të djathtë 86- vjeçari, pasi kishte përsëritur sërish se Holokausti është një detaj i historisë.

Marine Le Pen, 46 vjeç, ka tentuar që ta largojë partinë nga e kaluara raciste dhe anti- semitike.

Brenda pak kohësh do bëhet një kongres i jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund funksionit të presidentit të nderit- të cilin e mban Le Pen që kur u largua si lider në vitin 2011.

Disa komentatorë sugjerojnë se ai mund të jetë më i rrezikshëm jashtë partisë se brenda saj.

Më Shumë

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Ministrja Gërvalla vizitoi Prokurorinë Themelore në Prizren: Nuk ka shtet të fortë pa drejtësi të fortë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Prokurorinë Themelore në Prizren, ku u prit nga Kryeprokurori z. Petrit Kryeziu me të cilin...

Lajmet e Fundit