Sherri mes Bylis-Laçi, Nwabueze dhe Carkanji në dorë të disiplinës, rregullorja e paqartë

Komisioni i Disiplinës do të vendosë këtë javë për dhunën e shkaktuar në ndeshjen e javës së 19-të në stadiumin e Ballshit mes Bylisit dhe Laçit.

Sulmuesi i kurbinasve Kyrian Nwabueze dhe futbollisti i Bylisit, Xhoi Carkanji rrezikojnë më shumë, për shkak se ishin dy futbollistët që u ndëshkuan me karton të kuq.

Rregullorja e Federatës Shqiptare parashikon disa raste të dhunës gjatë një ndeshje, por gjithçka do të vendoset nga relacioni që është paraqitur nga zyrtarët e ndeshjes. Në nenin 47 pika 3 theksohet se një futbollist i cili shkakton akte dhune, duke dëmtuar kundërshtarin mund të dënohet me minimumi pesë ndeshje pezullim.

Megjithatë, në varësi të interpretimit që do i bëhet relacionit të paraqitur nga delegati i ndeshjes, nuk përjashtohet mundësia e një dënimi më të rëndë.

Pavarësisht se në rregullore parashikohet dënim për lojtarët dhe zyrtarët e ndëshkuar me karton të kuq, subjekt i komisionit të disiplinës mund të bëhen dhe personazhet e tjerë të cilët janë përfshirë në aktet e dhunës.

Më Shumë

Një pjesë e segmentit në autostradën “Ibrahim Rugova” ende e bllokuar

Ka disa muaj që kjo rrëshqitje e dheut po e pengon komunikacionin e lirë dhe të sigurt në autostradën “Ibrahim Rugova”, më saktësisht në...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit