17.1 C
Prizren
E diel, 20 Prill, 2025

Shfaqja “Dyshimi” në teatrin profesional të Prizrenit

Në kuadër të bashkëpunimit me teatrot në Kosovë dhe jashtë saj, teatri profesional i Prizrenit sjellë shfaqjen mysafire të radhës për artdashësit prizrenas.

“Dyshimi”, pjesë teatrore e shkruar nga dramaturgu, skenaristi dhe regjisori i teatrit dhe filmit John Patrick Shanley, është shfaqja e radhës e cila pasuron skenën e teatrit profesional të Prizrenit.

Ky tekst dramatik i cili në vitin 2005 ka fituar çmimin “Pulitzer”, është inskenuar nga regjisori Donard Hasani dhe prodhuar nga Qendra “ACA” me mbështetjen e Universitetit të Arteve të Shqipërisë.

Kjo shfaqje do të jepet para publikut të dielën me 28 maj, 2017 në ora 18:00. Ndërkaq çmimi i biletës do të jetë vetëm 2 euro dhe mund të blihen te holli i Teatrit në Prizren.

Në shfaqjen “Dyshimi”, ngjarja zhvillohet në një famulli ku ndodhet edhe një shkolle për fëmijë, në New Yorkut, në vitin 1964. Në këtë shkollë fetare është një kryemurgeshë konservatore. Ajo e mban me dorë të hekurt disiplinën e shkollës, ku aty janë të përfshirë një komunitet me njerëz me ngjyrë.

Pas një incidenti, murgeshat hedhin dyshime për një sjellje të pahijshme të priftit me një nxënës.

Këtu lind përplasja, konflikti, drama ku ml vonë përfshihet edhe nëna e nxënësit.

Në këtë shfaqje luajnë: Shegushe Bebeti, Romir Zalla, Jorida Meta dhe Nigela Ruka.

Regjisor i shfaqjes është Donard Hasani, skena dhe kostumet janë realizuar nga Laedia Hajdari, muzika nga Sokol Marsi, perkthyes Rudi Erebara ndërsa asistente Lejda Celi.

Më Shumë

Nga një pikë që mban shpresat gjallë

Dukagjini dhe Suhareka ndanë nga një pikë në një përballje të rëndësishme për mbijetesë në Superligën e Kosovës. Rezultati 1:1 i la të dyja...

Rahovec: Nga 17 deri më 19 prill mbyllen përkohësisht dy rrugë për shkak të punimeve

Komuna e Rahovecit njofton qytetarët se për shkak të realizimit të punimeve infrastrukturore, do të bëhet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në rrugët “Xhevat...

Lajmet e Fundit