14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Shfaqja të vazhdojë

Franca ka deklaruar të hënën se “shfaqja duhet të vazhdojë”, duke bërë thirrje publike për t’u kthyer në bare, restorante dhe koncerte, pavarësisht nga sulmet terroriste që goditën Parisin të premten.

Ministri i Kulturës, Fleur Pellerin, ka thënë se artistët kurrë nuk do të duhej t’i linin koncertet.

“Përpara barbarisë, kultura është mburoja jonë më e madhe dhe artistët janë arma jonë më e mirë”, është shprehur ai, shkruan Politiko.net.

Simboli i Parisit, Kulla Eiffel, e cila u mbyll të premten pas tragjedisë, tashmë është hapur për publikun – e ndriçuar me ngjyrat kaltër, bardhë dhe kuq të flamurit francez.

Teksa Kryeqyteti i Francës po përpiqet ta marrë veten nga të shtënat dhe shpërthimet e kamikazëve që lanë 129 të vdekur, disa nga qytetarët kanë nisur t’ua thyejnë hundët terroristëve me idenë për jetën.

Adhurues të muzikës kanë shpërndarë në Twitter kujtimet e tyre më të bukura nga Salla e Koncerteve “Bataclan” – ku shumica e viktimave të sulmeve të së premtes vdiqën aty, ndërsa të tjerë filluan një kampanjë në Facebook për ta çuar bendin Eagles of Death Metal në krye të top-listës britanike.

Me deklaratat emocionale se “muzika live” duhet të vazhdojë në qytetin e shokuar, hashtag’u #MonPlusBeauSouvenirDuBataclan (Kujtimet e mia më të bukura nga Bataclan) u shndërrua në një prej temave më të diskutuara në Twitter, në Francë, me plotë veta që shpërndanin foto dhe video të artistëve që dikur kishin performuar aty – përfshirë Jeff Buckley dhe Arctic Monkeys.
Ministri Pellerin ka pohuar se Qeveria është duke përgatitur një fond të veçantë për të ndihmuar që argëtimi të merrte jetë sërish, duke shtuar masa të reja sigurie.

“Francezët nuk do të ndalojnë së shkuari në koncerte dhe nuk do të pushojnë t’i shpërndajnë momentet e tyre të kënaqësisë”, ka thënë ai. /Politiko.net

https://youtu.be/5wlL0-xvHb4

Më Shumë

Totaj takon kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve të Prizrenit

Kryetari I Komunës, Shaqir Totaj u takua sot me kryetarët e rinj të fshatrave dhe lagjeve  të Prizrenit. Ai i ka përgëzuar ata për marrjen...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Lajmet e Fundit