Shija e “The Wall” (Video)

Filmi “The Wall” i Roger Waters nuk do të dalë nëpër kinematë e botës deri më 29 shtator, por adhuruesit tashmë mund të shohin pak nga përmbajtja e këtij show që lë pa frymë.

“The Wall” është filmi-koncert për turneun me të njëjtin emër që Waters zhvilloi përreth botës mes viteve 2010 dhe 2013, një “road-movie” për të kaluarën e tij si yll i rockut dhe dokumentar pacifist.

Çfarë meazhi dëshiron të japë ai me këtë film?

“Mendoj që njerëzit do të mbeten të befasuar, madje edhe ata që e kanë parë vetë koncertin, sepse filmi ofron shumë më tepër. Për mua, ka qenë një mënyrë për të reflektuar, mbi indiferencën e dukshme të qytetërimit tonë ndaj atyre që vuajnë, ndaj viktimave të luftërave, personave që nuk kanë liri, të censuruarve, të shfrytëzuarve, të gjithë atyre që mbahen në skajet e shoqërisë”, ka deklaruar Waters.

Më Shumë

Malisheva përmbyll fazën përgatitore në Bullgari, rikthehet në Kosovë

Malisheva ka përfunduar kampin stërvitor në Bansko të Bullgarisë, pas disa ditësh përgatitjesh intensive në prag të sezonit të ri. Klubi bëri të ditur se...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit