Shitet për 48 mijë euro kontrata e parë e The Beatles

Kontrata e parë e nënshkruar për incizim këngësh nga grupi i famshëm, “The Beatles”, është shitur në një ankand në Nju Jork për 48 mijë euro.

Kontrata që ka gjashtë faqe ishte nënshkruar në vitin 1961 në Hamburg nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Pete Best.

John Lennon ishte nënshkruar si “JW Lennon” kurse Paul McCartney me emrin e tij të plotë “James Paul McCartney”.

Dokumentet i kishte dizajneri grafik gjerman, Uwe Blaschke, i cili merrej me historinë e “The Beatles”. Ai vdiq në vitin 2010.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit