Shpallet konkursi “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë”

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT) në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK) do të organizojë dhënien e çmimit vjetor të quajtur “Çmimi i Gazetarisë për Varfërinë”, që do të mbahet këtë vit më 22 tetor të vitit 2015. Ngjarja shënon Ditën Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë.

Qëllimi i Çmimit të Gazetarisë për Varfëri është që të promovojë dhe të zgjerojë debatin rreth çështjeve dhe shkaqeve të varfërisë, dhe gjithashtu të ndikojë tërthorazi në reduktimin e varfërisë. Në të njëjtën kohë, duhet të inkurajojë publikimin e zgjidhjeve të reja kreative që mund të shpijnë në ndryshime dhe përmirësime, duke shprehur prioritetet e duhura tek audienca e synuar përgjegjëse.

Konkursi është i hapur për banorët e Kosovës të moshës mbi 18 vjet (me kusht që mosha madhore të arrihet nga 1 tetori 2015)

Ky konkurs përfshinë 5 kategori

· Storia më e mirë në TV
· Storia më e mirë në radio
· Storia më e mirë në media të shtypura
· Storia më e mirë në media elektronike
· Fotografia më e mirë Â

Çmimi special 2015

UNKT dhe AGK do të shënojnë jubileun e dhjetë të çmimit të Gazetarisë për Varfëri, ngjarje e cila përkon me përvjetorin e 70-të të OKB-së. Për këtë rast UNKT-ja dhe AGK ftojnë të gjithë gazetarët e çmimit fitues të të gjitha edicioneve të mëparshme për të aplikuar me nga një storie mbi progresin e Kosovës në luftimin e varfërisë gjatë viteve të fundit. Storiet duhet të mbulojnë gjithashtu edhe ndikimin e ndihmës për zhvillim nga OKB në Kosovë në vitet e fundit.

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit