13.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Vërshimet në Malishevë shkaktuan dëme

uji ne malishevZyra për marrëdhënie me publikun e komunës së Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se reshjet e mëdha të shiut në këtë komunë, janë përcjellë edhe me vërshime, ku në disa raste është dashur edhe ndërhyrja e njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ahmet Morina, sipas të cilit, këto njësi ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve në disa raste, me kërkesën e tyre.

“Sipas drejtorit Morina, uji ka vërshuar në afërsi të një prej marketeve në Malishevë, pastaj, në disa shtëpi në lagjen Begaj në Banjë, si dhe në Mirushë, në urën mbi liqenin Mirusha. Në të gjitha këto raste, njësitë e zjarrfikësve dhe shpëtimit kanë intervenuar, për ta larguar ujin dhe hapur urën”, thuhet në njoftim.
Morina, tha se “të gjitha njësitë e ndërhyrjes, janë në gatishmëri të plotë dhe varësisht nga informatat apo kërkesat e qytetarëve, do të ndërhyjnë”.

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Ndërron jetë ‘Bilbili i Çamërisë’, Shaban Zeneli

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare artisti i njohur fierak Shaban Zeneli, i njohur gjerësisht si “Bilbili i Çamërisë”, pas një beteje me një...

Lajmet e Fundit