15.8 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Shkeljet ligjore Bibliotekën Kombëtare e lënë pa drejtor për të dytën herë

Biblioteka KombëtareBedri Zyberaj tash katër muaj nuk po ia del të bëhet drejtor i bibliotekës kombëtare “Pjetër Bogdani”, ani pse dy herë është zgjedhur në këtë post. Krejt kjo ndodh sherri i shkeljeve ligjore. Këshilli Drejtues i këtij institucioni dhe Ministria e Kulturës sërish i kanë shkelur procedurat e zgjedhjes.

E për këtë institucioni më i lartë bibliotekar ka mbetur pa drejtor, shkruan Koha Ditore, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka konstatuar se procedura e rekrutimit për këtë pozitë është bërë jashtë asaj që përcaktojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi.

“Anulohet procedura e rekrutimit për vendin e punës drejtor i bibliotekës kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, e zhvilluar nga Biblioteka Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rini dhe e Sportit, pasi që është zhvilluar në kundërshtim me rregullat dhe parimet e shërbimit civil… Ligjit për Shërbimin Civil… dhe në kundërshtim me Rregulloren për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil”, shkruan në vendimin e KPMShCK-së, që është protokolluar në ditën e 23-të të këtij muaji.

Bedri Zyberaj edhe herën e parë kishte ardhur në këtë pozitë me procedura që bien ndesh me ligjin e që organi mbikëqyrës i shërbimit civil kishte konstatuar se janë bërë nga Këshilli Drejtues i Bibliotekës Kombëtare dhe Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit.

Pavarësisht konstatimeve të organit mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota, që ka udhëhequr këtë institucion gati për një dekadë, ka thënë se Këshilli Drejtues i BKK-së, as në rastin e parë, as në rastin e dytë nuk e ka shkelur ligjin. Sipas tij, është respektuar Ligji për bibliotekat me të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë që i ka për zgjedhjen e drejtorit.

Ai ka paralajmëruar se KD-ja do të mbajë sot (e martë) mbledhjen e radhës dhe do ta shqyrtojë vendimin e KPMShCK-së e pastaj do të dalë me vendimin e vet para opinionit publik. Bashota ka thënë se çdo vendim që është në harmoni me ligjin, do të zbatohet.

Vetë Bedri Zyberaj ka thënë se nuk është zyrtarisht i informuar për vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.
Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës kanë thënë se kompetenca për zgjedhjen e drejtorit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës i takon Këshillit Drejtues të këtij institucioni.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit dhe monitoruesi i EULEX-it diskutojnë për mbrojtjen e mjedisit dhe ndëshkimin e krimeve mjedisore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu priti në takim pune z.Vesa Satamo, monitorues tematik për krimet ndaj mjedisit nga Njësia për Monitorim...

Zihet ashurja në teqenë ‘Halveti’ në Prizren, tërheq vëmendje të madhe

Me rastin e muajit Muharrem, në Teqenë historike Halveti në Prizren kanë filluar të zihen kazanët tradicionale të ashures. Aktiviteti po tërheq vëmendjen e...

Lajmet e Fundit