SHKK’ja për blerje në vlerë gjysmë milioni euro, fillimisht i pranoi faturat pastaj i zotoi mjetet

Shërbimi Korrektues i Kosovës fillimisht i pranon fatura për blerje, pastaj zotohen mjetet dhe bëhet urdhër-blerja, ndonëse do të duhej të ndodhte krejt ndryshe, raporton Express.

Zyra Kombëtare e Audimit ka gjetur se për 16 pagesa me vlerë mbi 500 mijë euro, fillimisht ishte pranuar fatura, pastaj ishte bërë zotimi i mjeteve dhe urdhër blerja.

Sipas ShKK, kjo ka ndodhur për shkak se edhe gjatë vitit 2019 janë përballur me vështirësi në alokimin e mjeteve me kohë, dhe me probleme në sistemin e thesarit për të realizuar pagesat.

“Ne kemi identifikuar se edhe këtë vit në 16 pagesa, me vlerë 504,531€, fillimisht ishte pranuar fatura, pastaj ishte bërë zotimi i mjeteve dhe urdhër blerja. Sipas ShKK, kjo ka ndodhur për shkak se edhe gjatë vitit 2019 janë përballur me vështirësi në alokimin e mjeteve me kohë, dhe me probleme në sistemin e thesarit për të realizuar pagesat”, thuhet në raportin e Auditorit për Ministrinë e Drejtësisë.

Sipas ZKA’së, hyrja në obligime pa siguruar fondet e nevojshme ka ndikuar në krijimin e obligimeve të cilat e rëndojnë buxhetin e vitit pasues.

Ky institucion i rekomandon Ministres, që të siguroj se respektohen hapat e përcaktuar me rregullat në fuqi sa i përket realizimit të pagesave në mënyrë që gjatë procedimit të pagesave, të bëhet fillimisht zotimi i mjeteve, pastaj të nxirret urdhërblerja dhe në fund të pranohet malli/shërbimi dhe të kryhet pagesa.

Ndryshe, Rregulla financiare Nr.01/2013 përcakton që fillimisht duhet të bëhet kërkesa për blerje, më pas zotimi i mjeteve, të procedohet urdhër-blerja, pastaj të pranohet malli apo shërbimi, dhe pas pranimit të faturës të ekzekutohet pagesa./Gazeta Express

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit