6.7 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Shkodra bën homazhe për turistët çekë

Shoqëria civile në qytetin e Shkodrës dhe qindra të rinj kanë reaguar pasditen e së shtunës me një tubim në heshtje në qendër të qytetit, me qirinj e foto, në nder të dy turistëve çekë.

Marshimi-homazh i qindra qytetarëve ka nisur tek shatërvani dhe ka vazhduar në rrugën pedonale të qytetit, ku shumë prej tyre mbanin ndezur qirinj dhe foto të viktimave.

Qytetarët në krye të tubimit mbanin edhe flamurin çek ashtu siç një prej turistëve kishte postuar në rrjetet sociale flamurin shqiptar duke u valëvitur, vetëm dy ditë para se të vritej.

Fotot e dy viktimave qëndronin në krye të kortezhit, për të dhënë mesazhin se e gjithë Shkodra merr pjesë në hidhërimin e familjarëve të viktimave dhe se, një dorë krimi nuk mund të njollosë një popull.

Turistët Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë një natë më parë me plumb pas koke në fshatin Prekal të Dukagjinit.

Më Shumë

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe përkujton sot të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. 27 vjet më...

Modern Talking për herë të parë në Kosovë, Thomas Anders & Band do të performojnë në HardhFest

Në kuadër të edicionit të radhës, festivali Hardh Fest do të mirëpresë një nga emrat më të njohur të muzikës pop të viteve ’80....

Lajmet e Fundit