Shkolla “Ardhmëria” në Landovicë, pa ujë

Shkolla fillore “ Ardhmëria” në Landovicë po përballet me mungesë të ujit. Kushtet e pastërtisë në këtë shkollë janë të rënda.

Drejtori i shkollës, Islam Thaçi, thotë se gjatë ditës së sotme edhe ekipi i mjekëve të QKMF-së është duke kryer vizita sistematike të nxënësve dhe “jemi detyruar që më bidona të sigurojmë ujë”

“Për shqetësimin e mungesës së ujit dhe të ndotjes së tij, është e informuar DKA në Prizren si dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor”. Kemi kërkuar që të marrin masa të menjëhershme në zgjidhjen e këtij problemi”, tregon ai.

Të shqetësuar për këtë çështje janë edhe nxënësit e shkollës. Rinora Morina dhe Festina Gashi, thonë se mungesa e ujit dhe ndotja e tij na shkakton telashe të mëdha gjatë kohës së vijimit të mësimeve.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së në Prizren Nexhat Çoçaj, thotë se nuk është në dijeni për këtë shqetësim të drejtuesve dhe nxënësve të kësaj shkolle.

Zyrtarët e KRU “ Hidroregjioni jugor”, thanë se mungesa e shpeshtë e ujit në shkollën e Landovicës është si rrjedhojë e reduktimeve të energjisë elektrike në sistemin e pompimit, për shkak të punimeve që është duke i realizuar KEDS-i në rregullimin e linjës interkonjektive Kosovë – Shqipëri, dhe sipas këtyre zyrtarëve kjo çështje pritet të zgjidhet sa më parë që është e mundur. /TV Prizreni/

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Gjendet në “Shatërvan” fëmija 4-vjeçar i raportuar si i zhdukur në Prizren

Një fëmijë 4-vjeçar, i cili ishte raportuar i zhdukur në Prizren, është gjetur disa orë më vonë në gjendje të mirë shëndetësore. Rasti u raportua ...

Lajmet e Fundit