“Shkolla e parë shqipe në Stubëll” vjen në pullë postare

Posta e Kosovës, nga sot vë në qarkullim emisionin e pullës postare “Shkolla e parë shqipe në Stubëll”.

Imazhi që bart kjo pullë postare, i dedikohet vatrës së parë të diturisë në Kosovë, e njohur si Kolegji i Shën Llukës, në fshatin Stubëll të Vitisë në vitin 1584.

Shkollat shqipe në Kosovë zhvillohen dhe përforcohen gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare, si në Prizren, Pejë, Gjakovë, Zym, Janjevë dhe Stubëll, pranë kishave katolike, si vatra të vërteta të arsimit dhe të edukimit, me kontributin e atdhetarit Hasan Prishtina dhe me shumë të tjerë.

Filatelia e Postës së Kosovës do të angazhohet që përmes imazheve të pullave postare të afirmojë vlerat tona kulturore, arsimore dhe kombëtare.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit