Shkollat e Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

“Shkollat e shekullit 21” është program arsimi ambicioz trevjeçar, i dizajnuar dhe zbatuar nga “British Council” dhe i financuar nga qeveria e Britanisë së Madhe.

I realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Dragash, ky program synon të pajisë me aftësi të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve 1 982 nxënës të moshës 10-15 vjeç, fillimisht për 5 shkolla në Komunën e Dragashit.

Përveç mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes së problemeve, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të programimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike.

“Si pjesë e programit, shkollave do t’ju sigurohen 1 50 pajisje ‘microbit’-i, kompjuterë me përmasa që mbahen në xhep, të cilët fëmijët mund t’i programojnë dhe t’i përdorin në lëndë të ndryshme për të zgjidhur problemet e përditshme. Për të konkurruar në tregun global të punës, aftësitë si zgjidhja e problemeve, mendimi kritik, njohuritë digjitale dhe krijimtaria janë çelësi i suksesit”, ka njoftuar Komuna e Dragashit.

/Epoka e re/

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit