9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Shkresa me gabimet drejtshkrimore në ‘’Ukshin Hoti’’, Safet Krasniqi thotë se nuk është autor i tekstit

Safet Krasniqi ka mohuar të jetë autor i tekstit në shkresën me gabime drejtshkrime, drejtuar Komisionit për Arsim të Kuvendit të Kosovës, të cilën thuhet se e dërgoi në cilësinë e ushtruesit të Detyrës së Dekanit të Fakultetit Juridik të Prizrenit.

Në një përgjigjie për Klan Kosovën, ai thotë se është infektuar me koronavirus, dhe se nga 25 nëntori ai ka autorizuar Prodekanin e Universitetit ”Ukshin Hoti” në Prizren, që t’i kryente të gjitha detyrat që atij i takonin.

”Sapo e pashë këtë kërkesë”.

”Unë aktualisht jam me Covid-19. Nga data 25 nëntor unë kam autorizuar Prodekanin qe t’i kryej të gjitha punët e Dekanit”.

Po ashtu ai mohon ta ketë nënshkruar edhe një dokument të tillë, njofton Klan Kosova.

”Sa i përket tekstit, këtë e vërteton nënshkrimi i cili nuk është i imi, por besoj se mund të jetë i personave zyrtarë në zyrat e Fakultetit Juridik (sekretari ose dikush tjetër)”.

Krasniqi thotë se kjo shkresë e cila mban datën 27 nëntor, është fushatë e një klani të caktuar për të bërë propagandë.

”Po besoj se kjo është fushatë e grupit ose klanit të caktuar i cili dëshiron që në mungesë të kapaciteteve të veta, të bëjë këso propagande edhe pse e din ky grup se unë nuk jam nënshkrues i këtij teksti”.

 

”Unë tanimë nuk jam Ushtrues detyre i Dekanit për shkak se janë shpallur zgjedhjet për Dekan në Fakultetin Juridik”.

”Po ua konfirmoj se shkresa zyrtare në emrin tim është nënshkruar nga Sekretari për shkak të mungesës time”.

”Unë nuk jam autor i tekstit”, shprehet ai.

Ai tutje shton se lidhur me këtë çështje do të kërkojë raport me shkrim nga personat kompetentë të sekretariatit në Fakultetin Juridik të Prizrenit, njofton Klan Kosova.

”Unë, fillimisht do të kërkoj raport me shkrim nga Sekretari i Fakultetit Juridik dhe personat tjerë zyrtarë ne Fakultet”.

”Po ua rikonfirmoj edhe një herë se unë, zyrtarisht me email i kam bartur kompetencat tek ish-prodekani im”, ka deklaruar Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Bashkimi shton edhe më shumë forcë, transferon tjetër qendër amerikane

KB Bashkimi ka arritur marrëveshje me basketbollistin amerikan Kenneth “Kenny” Wooten Jr., i cili luan në pozitat 4/5, ka mësuar ekskluzivisht AsistiOnline.com Wooten Jr. vjen...

Lajmet e Fundit