18.8 C
Prizren
E hënë, 20 Mars, 2023

Shkrimtari që refuzoi paratë e çmimit Nobel

Shkrimtari George Bernard Shaw më 18 nëntor të vitit 1926, refuzoi të pranojë paratë për Çmimin Nobel që kishte fituar. Ai kishte thënë: “Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t’i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin Nobel”.

Çmimi Nobel u themelua në vitin 1895 nga kimisti suedez Alfred Nobel (1833- 1896), autor i rreth 350 shpikjeve, por më i famshëm për shpikjen e dinamitit. Në vitin 1888, Alfred Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull “Vdiq tregtari i vdekjes”, në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i pakënaqur me përmbajtjen e shkrimit dhe i shqetësuar se si do ta kujtonin kur të vdiste, vendosi të ndryshonte testamentin.

Nobel ishte i interesuar personalisht për fiziologjinë ose mjekësinë eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej – krahas çmimeve për arritjet në Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe – edhe një çmim për Mjekësi. Çmimi për Ekonomi u krijua vonë, më 1969, nga Akademia Suedeze e Shkencave për nder të Alfred Nobelit – dhe quhet Çmim Nobel, edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.

Më Shumë

Prizren, pesë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër dyzetedy (42) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Galtier për të ardhmen e Messi-t në PSG: Është shumë herët për të thënë

Pas një tjetër eliminimi nga Liga e Kampionëve, Paris Saint-Germain ka mbetur pa atë që do të ishte arritja e tyre kurorëzuese dhe tani...

Lajmet e Fundit