16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shkundet sërish toka në Turqi, tjetër tërmet i fuqishëm

Një tërmet i magnitudës 5.2 në shkallën Rihter ka tronditur sërish Turqinë, në zonën lindore të vendit.

Sipas raportimeve nga Qendra Sizmike Euro-Mesdhetare, thellësia ka qenë prej 10 kilometrash, duke e bërë kështu shumë të ndjeshëm te banorët e zonës lëkundjen.

Pavarësisht kësaj, nuk janë raportuar dëme shtesë, kur skenari mbetet i zymtë për pasojat që u lanë nga tërmeti i 6 shkurtit 2023.

Tërmeti i 6 shkurtit 2023, i cili la pas mbi 44 mijë të vdekur në Turqi dhe rreth 6 mijë të tjerë në Siri, e ka sjellë vëmendjen sërish te cilësia e ndërtimit të strukturave të banimit, në rajonet e goditura më së shumti.

Pikërisht mbi premisat se fatalitet shumë të larta kanë qenë të lidhura edhe me cilësinë e dobët të ndërtimit, kanë çuar në hetime të gjera në Turqi dhe për pasojë, 180 persona, të lidhur me kompanitë e ndërtimit, janë arrestuar.

Ndër ta, projektues, inxhinierë, ndërtues, të cilët mendohet se për arsye përfitimi, kanë ulur kostot e prodhimit, duke kursyer përmes materialeve të cilësisë së ulët dhe reduktimit të elementëve të sigurisë në përgjithësi.

Ndërkaq, rreth 600 të tjerë, të cilët mund të kenë lidhje me godinat e shembura, ndodhen nën hetim dhe janë proceduar në gjendje të lirë.

Duke pasur në mend se rëndësia më e lartë është ajo e jetëve njerëzore të humbura në atë tragjedi, nuk duhet lënë pas fakti se mbi 160 mijë ndërtesa u shembën.

Në këto pallate, kishte 520 mijë apartamente dhe duke parë këtë statistikë, vendi mund të quhet edhe “me fat”, për faktin që 44 mijë viktima janë regjistruar në total pas ngjarjeve, duke marrë parasysh faktin se tërmeti ka ndodhur në orët e natës, kur të gjithë kanë qenë në shtëpitë e tyre.

Ishin 10 rajone të pjesës jugore turke, të cilat u goditën fuqishëm nga sizma e parë 7.8, e shkallës Rihter, e më pas edhe nga një tjetër, në magnitudën 7.6 Rihter.

Nga vetë ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, është bërë e qartë se për personat e përfshirë në vendimmarrjen e ndërtimit të banesave, do të ketë dënime të ashpra maksimale brenda legjislaturës, si një shembull për ndërtuesit e të ardhmes dhe sipërmarrësit e tjerë në fushën e ndërtimit.

Më Shumë

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Lajmet e Fundit