4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shkurtaj: Shqipja të jepet provim si TOEFL-i, duhet ligj për keqpërdorimin

GjovalinShkurtaj-akademikProfesori i gjuhës shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Gjovalin Shkurtaj ka qenë i ftuar në studion e “A1 Report” për të folur mbi problemet e gjuhës shqipe në administratë, media, kudo në shoqëri.

Profesor Shkurtaj ka propozuar që shqipja të jetë si gjuhët e mëdha, të jepet provim si TOEFL-i për këdo që dëshiron të zërë një vend pune dhe të vlerësohet në bazë të aftësive. Ai ka kërkuar nga qeveria e re, që të miratojë një ligj për standardin e përdorimit të gjuhës shqipe në një front të gjerë.

“Nuk kemi lënë gjuhë pa vlerësuar përveç gjuhës shqipe”, ka shprehur shqetësimin e tij prof. Shkurtaj, shkruan gazeta Shqiptarja.

FOLËSIT NË TELEVIZIONE JO VETËM TË PASHËM, POR FJALËBUKUR
“Njerëzit atë që shohin të shkruar në gazetë e marrin si para flori, se kështu duhet. Kam mendimin, që folësit në televizione duhen zgjedhur jo vetëm të pashëm, s’ka të keqe kjo, por së pari fjalëbukur, a dinë gjuhën shqipe, a kanë mangësi në përdorimin e gjuhës shqipe, a kanë emocion, a janë të shqetësuar se si do të dalë. Edhe folësi çdo ditë duhet të ketë emocion, a i shpëtoi ndonjë gabim dhe kur ai është i rëndë të kërkojë ndjesë”.

Sipas Shkurtajt, “nuk mjafton të vësh dorën kështu apo të lësh mjekër e të quhesh analist”. Ai ka kujtuar se këto ditë është folur për ligjin për “nënpunësin civil”, ndërkohë që duhet “nëpunësi civil”. Ai ka theksuar se “nga gazetaria e folur vjen gazetaria e shkruar dhe sot e folura zë rrënjë, nuk është më shprehja se “fjala fluturon, e shkruara mbetet”.

GJUHA TË MBROHET ME LIGJ, TË JEPET PROVIM SI TOEFLI
Profesor Gjovalin Shkurtaj ka ngritur dy shqetësime: shteti, qeveria t’i japë rëndësinë e duhur gjuhës ta bëjë shenjë kombëtare, si pasqyrues të kulturës kombëtare”. Ai ka kujtuar se kur ishte në SHBA për një periudhë të gjatë ka përshëndetur idenë se gjuhës shqipe zyrtare do t’i jepet shumë rëndësi, dhe prania e korrektorit dhe redaktorit janë gjëra të mira”.

Por praninë e tyre Shkurtaj e lidh me faktorë të rëndësishëm: Të zbatojmë shembullin e vendeve të mëdha. Në SHBA ka ligje për përdorimin e gjuhës, shteti dispilinon për gjuhën e tij”, thotë Shkurtaj. Ai propozon se duhet ligj për gjuhën shqipe në shkrimet qeveritare. Ka një nen në Kushtetutë që thotë: “shteti merr në mbrojtje gjuhën shqipe”, por kjo sipas Shkurtajt nuk mjafton.

“Nuk kemi lënë gjuhë pa vlerësuar përveç gjuhës shqipe, kur kërkojmë që dikush të dijë patjetër gjuhë të huaja, por kam shqetësimin: Ne shqipen nuk do ta vlerësojmë njësoj? Nuk do kemi TOEFL-i e shqipes? Këta punonjës në pikat e konkurimeve nuk do kenë një pikë: a e di apo jo gjuhën shqipe? Duhet me notë 8 e sipër, njësoj siç plotëson këtë kusht apo një tjetër. Ata që kanë në dorë kulturën e gjuhës në shtet duhet ta shtrojnë si problem”.

“Ligji që nuk zbaton rregullat e drejtshkrimit të quhet i paaftë për të kryer punën. Jo për ta penalizuar, por t’i japim mundësinë që të lartësojnë nivelin sidomos të atyre që janë zgjedhur për të qenë redaktorë, folës, analistë”.

“Të ketë kudo shërbime, vende pune për korrektor letrar. Edhe gjuhëtarit më të mirë i shpëtojnë gabime, se syri i ngrohtë, i frymëzuar bën gabime, ndaj duhet korrektori si në çdo vend të botës. Shqipja kërkon të jetë aspak më poshtë se gjuhët e mëdha”.

ARDHTË DITA QË SHQIPTARËT TË BËJNË DHURATË FJALORIN E GJUHËS SHQIPE
“Ardhtë dita që dhurata më shpeshtë që shqiptarët kur kanë ditëlindjen të jetë Fjalori i Gjuhës Shqipe, Gramatika, e cila u duhet për gjithë jetën, se kështu veprojnë gjithë kombet e qytetëruara”, tha profesor Shkurtaj. E ndërkohë solli përvojën e tij, se si e kontrollon edhe ai veten shpesh, se si sheh drejtshkrimin,hap fjalorin para se të kritikoj dikë. “Kjo nuk është përvoja ime. Libri që hapte më shumë profesor Çabej ishte Fjalori i Gjuhës Shqipe”.

POLITIKANËT LAJTHISIN: JO “SHQIPFOLËS”, POR “SHQIPTARË”
“Po t’u themi shqipfolës shqiptarëve jashtë trojeve ata fyhen, se ne nuk jemi një komb me disa gjuhë si Zvicra. Ne nuk duhet të lajthisim, por kanë lajthitur disa politikanë edhe në takime të larta politike. Ti thuash poetit Agim Vinca që je shqipfolës si strugan do të fyhej. Por këto gabime kanë nevojë për ligj. Nxënien e gjuhës në shkollën fillore, 9-vjecare, në të mesmen e me radhë”.

OPERATORËT CELULARË T’I KENË SHËRBIMET NË SHQIP
“Duhet të kërkojmë që operatorët e telefonisë celulare, njësoj si gjithë produktet e tjera të shkrujanë shqip në celularë. Duhet të kemi një front të gjerë në betejën e gjuhës shqipe.

Më Shumë

Totaj: Amerikanët janë lodhur me Albin Kurtin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, deklaroi se amerikanët janë lodhur nga qasja e Qeverisë Kurti dhe se durimi i tyre po përfundon. “Duhet...

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Lajmet e Fundit