11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Shpat Deda me koncert recital në Prizren

Pas një buje mjaft të madhe që bëri me koncertin recital në Beograd, këngëtari, Shpat Deda me po të njëjtin koncert kthehet në qytetin e bukur të Prizrenit, pikërisht në kinemanë Lumbardhi, ku do të performojë këngët nga dy albumet e tij që janë “Molla e parë” dhe “Shkëndijë”.

Një gjë të tillë e bëri të ditur për KultPlus, vetë këngëtari duke treguar edhe detaje të tjera rreth këtij koncerti i cili është në bashkëpunim me drejtuesit e kino Lumbardhit.

“Kino Lumbardhi më ka pëlqyer gjithmonë, dhe me shumë qejf e kam pranuar ftesën që ta mbajë një koncert në këtë vend. Ky është koncert i imi recital, nuk do i këndoj të gjitha këngët e albumeve por ndoshta pjesën më të madhe të tyre të cilat i kemi seleksionuar. Pos meje të pranishëm do të jenë edhe Nita dhe Rina ku do të lëshojnë muzikë të ndryshme për ta begatuar edhe më shumë mbrëmjen e 17 korrikut, ndërsa ekipi me të cilën do të marrë pjesë janë: Ilir Bajri, Nesim Maxhuni, Fatjon Myftaraj dhe Art Lokaj”, theksoi Shpat Deda.

E sa i përket numrit të koncerteve të cilat i ka pasur Deda, ai nuk dha ndonjë shifër të saktë pasi që ka pothuajse nëntë vite që merret me muzikë dhe ka pasur mjaft shumë koncerte.

“Mendoj që edhe në Prizren do të jetë koncerti i ngjashëm si ai në Beograd, pra do të jetë thuajse repertori i njëjtë i këngëve, veç se pres që të vijnë njerëz sa më shumë që ta shijojmë bashkë atë performancë”, u shpreh ai.

Në Kino Lumbardhin ky koncert është i dyti i këtij lloji që po mbahet, dhe sipas drejtorit të Lumbardhit, Ares Shporta ata do të vazhdojnë edhe me koncerte të ngjashme duke ju ofruar të rinjve mbrëmje të paharruara.

“Ky është koncerti i dytë që po organizohet në kino Lumbardhi, pas Private Recital Distill që ka qenë me 4 korrik, tani e kemi Shpat Dedën ku këto koncerte janë në linjën e aktiviteteve të cilat i bënë Lumbardhi për të funksionuar si qendër kulturore multi funksionale. Ky do të jetë koncerti i parë i kësaj madhësie, po besoj që do të ketë një participim të madh duke e pas parasysh që Shpati po kthehet pas një kohe në Prizren dhe që është nata e parë e festës së bajramit, do të jetë një mbrëmje shumë e mirë për të rinj”, tha ndër të tjera drejtori, Shporta.

Krejt për fund edhe njëherë këngëtari, Shpat Deda i ftoi të gjithë të rinjtë të shkojnë ta dëgjojnë këtë koncerti, pasi që hyrja është me një shumë simbolike vetëm 3 euro por kënaqësia do të jetë shumë e madhe./KultPlus.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Interesim i madh për t`u regjistruar në Prizren

Një ditë para përmbylljes së procesit të Regjistrimit të Popullsisë, në Prizren ka interesim shumë të madh të qytetarëve për t`u regjistruar.   Në ndërtesën e...

Lajmet e Fundit