Shpërthejnë vatra të reja të zjarrit në Malishevë

Pasditen e sotme, në fshatin Lladrovc të Malishevës kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, mirëpo të njëjtat janë lokalizuar nga zjarrfikësit dhe vullnetarët.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një komunikate për media.

“Sot në orët e pasdites, në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës, kanë shpërthyer dy vatra zjarri fushore dhe malore, por falë angazhimit të njësisë së zjarrfikësve, ekipeve tjera komunale, policisë dhe vullnetarëve, është arritur të lokalizohet zjarri”, thuhet në komunikatën e kësaj komune.

Në këtë kumtesë bëhet e ditur se zjarret e sotme kanë rrezikuar shtëpitë e banimit, por falë intervenimit të banorëve të fshatit, përfshirë edhe mërgimtarët, është arritur të lokalizohen dhe të mbahen në kontroll.

Më Shumë

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Bylbyl Sokoli largohet nga Malisheva

KF Malisheva ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Bylbyl Sokoli. Sipas komunikatës së klubit, vendimi është marrë pas një takimi dhe analize të...

Lajmet e Fundit