7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Shpërthimi i fuqishëm në Guinea Ekuatoriale, të paktën 15 persona të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar

Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në një seri shpërthimesh në Guinea Ekuatoriale.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, rreth 500 njerëz u plagosën pas shpërthimeve, të cilat ndodhën të dielën pranë kazermave ushtarake në qytetin Bata.

Shpërthimet u shkaktuan si rrjedhojë e “neglizhencës” në lidhje me ruajtjen e dinamitit në kazerma.

Imazhet e shpërndara gjerësisht në mediet sociale treguan sasi të mëdha tymi dhe dëme të përhapura.

Në anën tjetër televizioni shtetëror tregonte njerëz që kërkonin të mbijetuar në rrënoja si dhe ngrinin mbeturina nga ndërtesat e shembura.

Lidhur me këtë rast, presidenti i vendit Teodoro Obiang Nguema, tha në një deklaratë se ndikimi i shpërthimit “shkaktoi dëme në pothuajse të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat në Bata”, duke bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

 

Më Shumë

Një person gjendet i pajetë në Rahovec, trupi dërgohet në IML

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 4 shkurt 2026, rreth orës 08:35, në Rahovec është raportuar një rast i hetimit të vdekjes. Sipas njoftimit...

Kryetari i Rahovecit priti nxënësit e përfshirë në projektin për mendimin kritik dhe angazhimin qytetar

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e “Teach for Kosova” dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda...

Lajmet e Fundit