Shpëtohen më shumë se 600 migrantë në ujërat e Spanjës

Më shumë se 600 migrantë u shpëtuan dje në Mesdhe ndërkohë që përpiqeshin të arrinin brigjet e Spanjës, njoftoi roja bregdetare spanjolle.

Numri total i migrantëve që arrin në Europë nëpërmjet detit ka rënë ndjeshëm pasi arriti kulmin në vitin 2015 por ata që përpiqen të arrijnë Spanjën janë gjithnjë e më të shumtë që prej fillimit të vitit.

Spanja është kthyer në detinacionin kryesor të kandidatëve për azil në Europë, duke ia kaluar Italisë.

“Të hënën, 626 migrantë të ardhur nga Afrika Subsahariane dhe Afrika e veriut, të hipur në 16 varka u kapën në ngushticën e Gjibraltarit dhe Detin Alboran, që janë dy pikat kryesore të kalimeve detare drejt Spanjës”, njoftoi një zëdhënës i rojes bregdetare spanjolle.

Më Shumë

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit