4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Shqetësuese ndotja e ujërave në rrjedhën e Landovicës dhe mbetjet në Zhur

Në seancën e rregullt të Kuvendit të Kosovës, deputetët kërkuan sqarime nga ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi së çfarë po ndodh me ujërat e zeza në Landovicë dhe mbetjet nga mbeturinat në Zhur, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se po merren masat e nevojshme.

“KMDK sipas urdhëresës ka ndërmarrë masa duke bërë një lagunë tjetër për të penguar rrjedhjen e ujërave të zeza. Ky sistem bëhet jofunksional sidomos gjatë reshjeve të shiut. Ju njoftojmë se KMDK ka aplikuar dhe është në procedurë për lejen e integruar të kësaj deponie. Sa i përket mbetjeve në Zhur është në mbikëqyrjen e inspektoratit komunal dhe MMPH ka vepruar dhe e ka dërguar në gjykatë”, ka thënë Matoshi.

Ai ka thënë se është shqetësuese ndotja e ujërave që mund të ndodhë në rrjedhën e Landovicës.

“Është shqetësuese ndotja e ujërave që mund të ndodhë në rrjedhën e Landovicës. Masa të tjera nuk mund të marrim përveç që mund ta përcjellim me inspektime të rregullta edhe deponinë e Landovicës edhe atë të mbetjeve në Zhur sepse asnjëra nga këto nuk  është përgjegjësi e ministrisë”, tha ai.

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit