17.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Shqipëri: 42 të prekur me koronavirus, katër raste të reja në 24 orë – dy prej tyre mjekë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, në komunikimin e përditshëm për shtyp, ka bërë me dije se numri i personave të prekur nga koronavirusi ka shkuar në 42, nga 38 që ishte 24 orë më parë.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njoftoi se janë katër raste të reja me virusin Covid-19 pas testimit të 27 personave të dyshuar, mes të cilëve qytetarë dhe personel shëndetësor.

Me përditësimin e shifrave në Tiranë janë 26 raste të regjistruara me koronavirus, në Durrës 5 raste (një prej të cilëve ka ndërruar jetë”, në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2, 5 raste të Fier dhe 2 në Rrogozhinë.

Rakacolli bën me dije se 17 persona të prekur janë shtruar në Spitalin Infektiv dhe 3 prej tyre janë në terapi intesive, ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar.

Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar.

Në fund të deklaratë se saj zv/ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bëri edhe njëherë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate, shkruan A2, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Selmanaj prezanton platformën ‘Prizreni Përtej’

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e prezantoi programin e tij në emisionin “Debat Përnime” me titullin “Prizreni...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, zotohet se do t’i mbështesë shtresat në nevojë – 300 shtëpi të reja në katër vitet e ardhshme

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka premtuar se nëse fiton besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 12 tetorit,...

Lajmet e Fundit