14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Shqipëria në San Marino për fitore, mungojnë Bajrami dhe Kamberi

Kombëtarja e Shqipërisë duhet ta harrojë sa më shpejtë humbjen me Anglinë në “Air Albania” dhe sonte të marrë tre pikët e plota në Tiranë, kundër San Marinos, raporton Insporti.com.

Futbollistët shqiptarë janë të gatshëm për këtë sfidë, edhe pse yjet si Florian Kamberi dhe Nedim Bajrami nuk kanë udhëtuar për këtë sfidë.

Bajrami ende nuk ka marrë lejen nga FIFA, ndërsa Kamberi ka pësuar një lëndim që ia ka pa mundësuar debutimin me fanellën kuqezi.

Shqipëria deri më tani ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka triumfuar ndaj Andorrës dhe ka pësuar humbje nga Anglia.

Kjo ndeshje do te zhvillohet në kuadër të ‘Grupit I’ dhe fillon nga ora 20:45 në stadiumin “Stadio Olimpico” të San Marinos.

San Marino ka zhvilluar dy ndeshje ku ka pësuar dy humbje, ndaj Anglisë me rezultatin 5-0 dhe ndaj Hungarisë me rezultatin 3-0. /Insporti.com/

Më Shumë

Richard Gere: Dola i veshur si një i pastrehë… vetëm një grua ma dha pak ushqim…

Nga Richard Gere Kur shkova i maskuar në Nju-Jork, i veshur si një i pastrehë, askush nuk më vuri re. E ndjeva se çfarë do të...

Vashat e Bashkimit drejt titullit, presin Pejën 03 në finalen e katërt në Prizren

Bashkimi rikthehet në parket për ndeshjen e katërt finale të Play-Off-it në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit