4.9 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit, trafik në aksin Milot-Lezhë

Ditët e nxehta të gushtit kanë dyndur drejt bregdetit mijëra pushues nga Kosova.

Në aksin Milot-Lezhë, java ka nisur me trafik të rënduar ku një fluks i lartë automjetesh nga Kosova janë futur në Shqipëri në drejtim të bregdetit për të kaluar pushimet.

Pas qarkullimit të normalizuar deri në kryqëzimin e rrugës se kombit, vjen dhe veshtirësia e lëvizjeve, si rezultat i rrugës me një korsi të vetme. Ndërkohë me trafikun dhe radhët kilometrike janë përballur edhe qytetarët që e përdorin këtë aks rrugor për të mbyllur punët dhe detyrimet e tyre familjare.

E njëjta panoramë shfaqet dhe në aksin Thumanë – Fushë Krujë dhe Fushë Krujë- Vorë nga fluksi i lartë i lëvizjeve.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale të nxënësve në Prizren

KRU "Hidroregjioni Jugor" dhe Shkollës së Mesme Teknike, Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të angazhimit të...

Njëri nga katër instruktorët e arrestuar të poligonit në Prizren është polic

N.H., është njëri nga katër instruktorët e një poligoni në Prizren i cili u arrestua nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve. KALLXO.com mëson se i...

Lajmet e Fundit