Shqiptari humbi jetën ditën e parë të punës, dënohen punëdhënësit italianë

Ka përfunduar pas 8 vjetësh gjykimi në shkallë të parë për vdekjen në portin e Livornos të punëtorit shqiptar Dashnor Quallia. 38-vjeçari, i martuar, baba i dy fëmijëve të moshës 12 dhe 9 vjeç në kohën e tragjedisë ishte në ditën e tij të parë të punës.

Mediat italiane shkruajnë se punëtori shqiptar ishte ngjitur në bigën lundruese Mediterraneo për të kryer punime në anijen Amoretti. Ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhuboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt, përcjellë Klan Kosova.

Procesi i shkallës së parë u mbyt me dënimin e 6 prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit ishin 10 të akuzuar për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë. Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa 3 të tjerë me nga 1 vit.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit