11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Shoqëritë e robëruara në kushte lirie mund të robërojnë vetën e tyre

Shkruan: Ymer Berisha

Jetëgjatësia e sundimit të të huajve në trojet dhe shoqërinë tonë, po rezulton me pasoja fatale, në ndërtimin e shtetit, konsolidimin institucional e ligjor, meritokracinë, vendimmarrjen demokratike dhe konkurrencën e barabartë për të gjithë.

Vlera më sublime e njeriut (individit), parë në të gjitha teoritë, vazhdon të mbetet formimi i tij intelektual e kulturor, gatishmëria për të ndihmuar proceset e zhvillimit të shoqërisë, në përgjithësi deri të gatishmëria për sakrificë me jetë, për çështje kombëtare apo edhe për kauzat e drejta humane planetare.

Liria jonë, dinjiteti i përgjithshëm shoqëror e shtetëror yni, erdhi falë luftës çlirimtare dhe sakrificave të pa para në shekujt e fundit në shoqëritë tjera për lirinë e tyre, flijime të përmasave që nuk njeh historia e luftërave, u flijua njeriu ynë i porsalindur edhe ai mbi një shekull jetë, qëndresë dhe përballje me tokën e djegur, shuarjen e jetës, jo vetëm për NE: edhe bimët e shtazët u munduan t’i vrasin në këto hapësira. E ne qëndruam krenar për lirinë tonë, shtetin dhe Integrimet në shoqërinë Evropiane, aty ku edhe na ka fal zoti.
Paslufta për elitat shoqërore, politike, po edhe shoqërinë në përgjithësi, po rezulton shumë sfiduese, humbëm qartësinë e qëllimeve tona kombëtare, dëmtuam rëndë mundësinë për jetë më kualitative, humbëm besimin në gjithçka, madje po rrezikojmë shumë edhe rrënimin e vlerave shoqërore, etike, tradicionale, kombëtare e shtetformuese që i kishim.

Bota akademike e Kosovës dhe profesorati në shumësinë e tyre, duke vlerësuar, kaluese dijen e nevojshme për gradë profesionale, fakultative, të masterit, në raste edhe doktoratën, jo kujdesshëm e ngopen konkurrencën me diploma-letre duke u shndërruar në “shoqëri akademike, shkencore, me mundësi të avancuara për tregun institucional e politik të punës”.

Për dy dekada jetë lirie, të gjithë u bëmë me diploma fakulteti, të gjithë u bëmë elitar për asgjë, sepse lejuam që të blihet-korruptohet dija.

Politika dhe institucionet u pushtuan nga njeriu i familjes së madhe, të fortë, me dije të korruptuar (blerë) ose anëtar servil politik i partive-shtet dhe gradualisht devijuam vendimmarrjen institucionale, atë politike, punën administrative, arsimin dhe gjithë sektorët tjerë të jetës, madje devijuam edhe cilësinë e saj, si pasojë e mungesës së kompetencës profesionale, pa përgjegjësisë morale e ligjore, pasoj e pseudo njerëzve-diplomë.
Kuvendi i shtetit tonë si institucioni më i lartë përfaqësues në dy dekada liri, degradoi në arenë gladiatorësh, njerëzve me muskuj, arenë e fjalorit primitiv-banal, në raste të caktuara burim rreziku edhe fizik, me vendimmarrje jo përfaqësuese, jo cilësore, që nuk rregullon dhe funksionalizon asnjë sektor të jetës, me gjasë të rrëshqasim drejt një shoqërie të çorganizuar dhe pa besim.

Përfaqësimi qytetar në kuvend, vetëm postulat deklarativ fiktiv. Gjatë dy dekadave liri edhe mund të kemi humbur territor të shtetit, shtetit të dëshmorëve të kombit.

Qeveria e shtetit, mjerisht në masë të madhe pa kredibilitet politik, pa vizion e ide për zgjidhjen e çështjeve dhe nevojave qytetare, me kuadër human ne nivel ministrash pa asnjë ekspertizë të fushës, njerëz që punë të parë intelektuale, në jetën e tyre e kanë pozitën e ministrit. Rezultatet më shumë po krijojnë probleme se sa po zgjidhin ato. E zëvendësministrat mjerimi i pozitave publike shtetërore.

Shoqëria jonë ka nevojë që secili nga ne, në veten e parë, nga kryetari i shtetit deri të lopari në fshat, të reflektojmë për punën që bëjmë, angazhimet publike e politike, përgjegjësitë morale e ligjore që kemi ndaj fëmijëve, familjes dhe shtetit, me urgjencë t’i korrektojmë veprimet dhe vendimmarrjen me standardin e nderit, ndryshe rrezikojmë ta humbim mundësinë e shtetit funksional dhe vendit ku mund te konkurrojmë barabartë të gjithë, ta duam më shumë shtetin, sa dëshmoret e kombit dhe t’ua sigurojmë të ardhmen e ndritur fëmijëve.

Të heqim dorë me patjetër, nga dija e blerë, nga pozitat publike ku jemi jo kompetent, t’i themi jo sindromës së varfërisë për gjithçka, t’i kthehemi vetës tonë, familjes e Kosovës, ngase të tyre jemi dhe ndaj tyre kemi obligime e përgjegjësi.

Ndryshe jemi të humbur të gjithë, pasojë e të gjithëve nga pak. Pastaj elita politike që po vendos për NE, le të ndihet, “krenare” që vrau mundësinë dhe të nesërmen tonë.

Më Shumë

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Lajmet e Fundit