26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Shqiptari që një javë fle me njërën grua, një javë me tjetrën

Historia e Demë Mulës, 63-vjeçar, nga fshati Dobrun i Hasit, nuk është unikat, por është ndër historitë e rralla te shqiptarët.

Ai jeton në të njëjtën shtëpi me dy gra. Pas gruas së parë, Hatixhes, e që nuk lindi fëmijë, Dema vendos të marrë një grua të dytë, Nazmijen.

Por, as me atë nuk arriti të ketë fëmijë. Andaj, vendosi t’i mbajë të dyja. Gratë e Demës shprehen se nuk kanë xhelozi ndaj njëra-tjetrës, madje bashkëshortin e tyre e ndajnë në mënyrë të barabartë, por që flenë në dhoma të ndara.

“Çifte si ne ka sa të duash dhe ne s’jemi as të parët e as të fundit”,
thotë Hatixhja.

Ndërkaq, Dema shprehet: “Ne, që i kemi nga dy gra, në Veri e kemi zakon një javë flemë me njërën e një javë me tjetrën”.

Shtrohet pyetja: Sa çifte të tillë ka edhe në Kosovë dhe si e kalojnë jetën ata që jetojnë me nga dy gra?

Më Shumë

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia – zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj, Taika Waititi, konfirmuan se ishin martuar zyrtarisht në janar. Dhe të sapomartuarit ngritën temperaturat së fundmi teksa pozuan së...

Prizren, 21 aktakuza kundër 24 personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur gjashtëdhjetenëntë (69) aktakuza kundër shtatëdhjetenëntë (79) personave, për vepra të ndryshme penale. Ndërsa,...

Lajmet e Fundit