5.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Shtatë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 pacientë nga koronavirusi.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar 1442 persona, prej tyre kanë rezultuar 385 persona. IKSHPK-ja ka njoftuar se shtatë të vdekurit janë dy në Klinë dhe nga një në Prizren, Deçan, Gjakovë, Gjilan dhe Graçanicë.

Numri total i rasteve me COVID-19 janë 48.337, 35.790 të shëruar dhe numri i rasteve aktive është 11.307.

Numri total i të vdekurve në Kosovë nga COVID-19 është 1.240.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar në konferencë për media se nuk do të ketë lirim të masave.

“Jemi duke analizuar situatat ku mund të ketë lëvizje dhe shtrëngim, aty ku mos të ketë grumbullim të njerzve. Kam pasur takime të shumta dhe kështu do të vazhdojmë derisa të shohim të arsyeshme”, ka deklaruar ai.

Më Shumë

Zihet në flagrancë duke vjedhur portofolin, arrestohet i dyshuari në Prizren

Është arrestuar një person në Prizren, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur portofolin e një personi në tregun e qytetit. I dyshuari me shtetësi...

Vetmia si fat njerëzor në romanin “Era dhe Rroni – Një histori dashurie”

Shkruan: Musa BUSHRANI Romani “Era dhe Rroni - Një histori dashurie” i Osman Gorancit është një vepër që ndërtohet mbi dramën e brendshme të individit...

Lajmet e Fundit