8.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Shtatëqind mijë euro për ujëmbledhësin e Senikut të Malishevës

begaj dhe baraliuKomuna e Malishevës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik kanë siguruar 700 mijë euro, për ndërtimin e galerive ujëmbledhëse dhe për ndërtimin e rezervuarit, me infrastrukturën përcjellëse në fshatin Senik, me qëllim të zgjerimit të ujësjellësve në Komunën e Malishevës, prej ku parashihen të furnizohen 12 fshatra me ujë për pije.

Marrëveshja, është nënshkruar mes Komunës së Malishevës dhe KRU “Hidroregjioni jugor”, gjegjësisht mes kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtorit të Hidroregjionit “Jugor, Besim Baraliu.

Baraliu ka siguruar mbështetjen për realizimin e këtij projekti nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Sipas marrëveshjes, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, do të mbështes këtë projekt, në vlerë prej 550 mijë euro, ndërsa Komuna e Malishevës, në vlerën prej 150 mijë euro.

Realizimi i këtij projekti, drejtpërdrejt do të lidhet me projektin e Qeverisë Zvicerane, implementuar nga CDI për mundësinë e ndërtimit të rrjetit magjistral dhe rrjetit dytësor për zonat rurale, konkretisht për 12 fshatra, të cilat do të furnizohen me ujë për pije nga rezervuari i Senikut.

Edhe ky investim, është në kuadër të angazhimeve të Komunës së Malishevës, për rregullimin e infrastrukturës së sistemeve të ujësjellësve, rritjen e mirëqenies për banorët e Komunës së Malishevës dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë, përderisa sigurimi i ujit për pije, është elementi kryesor për jetesë./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Policia në Prizren thotë se në vitin 2025 veprat penale shënuan ulje prej 2.7%

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor të punës për vitin 2025, aty ku thuhet se është shënuar një ulje prej...

Kosova një hap nga Botërori – Sot hidhet shorti i fazës së tretë

Sot në Herning të Danimarkës do të hidhet shorti për fazën e tretë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027 në hendboll për...

Lajmet e Fundit