11.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Shtëpitë që u bënë shkolla në Prizren

Vitet e `90-ta ishin shumë të vështira edhe për nxënësit e mësimdhënësit që u detyruan ta organizonin mësimin në kushte të okupimit.

Edhe pse kanë kaluar 30 vjet, ato shtëpi-shkolla lanë gjurmë në kujtesën e nxënësve e mësuesve të tyre.

Në shtëpinë e Abdullah Hoxhës në rrugën e Ulqinit në Prizren, ishte zhvendosur gjimnazi matematikor.

Aty për 9 vjet vijuan mësimin rreth 1000 nxënës.

” Ne erdhëm këtu , këta na pritën , s’mund të përshkruhet me një familje 50 anëtarëshe , krejt ishin të angazhuar në mbarëvajtjen e shkollës besa edhe të sigurisë. Për shembull , bënin kujdestari edhe këta meshkujt e familjes , për të ruajtur rrugën mos vinte dikush , mos po provokon dikush ” tha Selman Bajrami – Mësimdhënës

Nuk kishte as banka as tabela , por interesimi për mësim ishte i madh ,Dritoni si 14 vjeçar thotë se këtu kaloi kohën më të bukur të rinisë.

” Pikërisht në këtë shkollë isha nxënës për herë të parë në gjimnaz , ajo atje ishte klasa ime dhe jam shumë i emocionuar sot që e përjetova përsëri edhe brenda . Kjo është ajo pika ku unë i kam kaluar ditët më të mira të rinisë , ditët më të mira , ditët e lavdisë të gjitha kanë ndodh këtu. Nuk na bënte përshtypje ambienti , mungesa e bankave , nuk na bënte përshtypje që nuk kishim as tabelë “, tha Siqeca – ish nxënës.

Familjarët që vendosën ti kthenin shtëpitë në shkolla , në atë kohë morën përsipër një barrë dhe përgjegjësi të madhe . Nga familja Hoxha në këtë lagje Abdullahu u caktua ti përkushtohej mbarëvajtjes së mësimit .

“Serbët na i mbyllën shkollat prandaj ne kishim vullnetin , mundësinë por besa edhe guximin , sepse ishte kohë shumë e vështirë dhe vendosëm që një shtëpi t‘ia kushtojmë shkollës duke e ditur rëndësinë e shkollës sepse po të shkëputej ai zingjiri i shkollimit do të mbeteshin shumë e shumë gjenerata analfabet” , tha Abdullah Hoxha – Familjarë

Këtë vit drejtoria për arsim në komunën e Prizrenit ka vendosur që ti identifikojë shtëpitë shkolla .rtk

Më Shumë

Hekuran Murati tregon arritjen historike, ‘e qepëm thesin e shqyer’

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar në Facebook se deficiti buxhetor është zvogëluar në rekord historik. Murati ka thënë se Financat publike janë kthyer...

Babai i Ansu Fatit kërcënon se do ta largojë djalin nga Barcelona për shkak të mungesës së kohës së lojës

Babai i Ansu Fati-t nuk është aspak i kënaqur me numrin e minutave që djali i tij po kalon në fushë për Barcelonën këtë...

Lajmet e Fundit