2.1 C
Prizren
E diel, 22 Shkurt, 2026

Shtesat prej 100 euro për sektorin publik dalin me rrogat e prillit

Qeveria e Kosovës ka hapur sot aplikimin për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Ndërsa, punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë, pasi sipas njoftimit të Qeverisë, subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill.

“Vëmendje: Të punësuarit e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit nuk kanë nevojë të aplikojnë sepse subvencionin do ta marrin me pagën e muajit prill”, është bërë e ditur në njoftim.

Ndryshe, nga kjo shtesë do të përfitojnë vetëm punëtorët që marrin pagë deri në 1000 mijë euro, teksa aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga 21 prilli deri më 20 maj të këtij viti.

“Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1000 euro. Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar formularin me të dhënat personale në vjegëzën në vijim: https://apps.atk-ks.org/Subvencionim”, thuhet më tej në njoftim. /teve1.info/

Më Shumë

AURON vjen me këngë të re GJYNAH!

AURON në botën e muzikës ka hyrë fuqishëm dhe po vazhdon të sjell këngë te bukura ku se fundmi ka sjell edhe këngën e...

60 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me fatalitet

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit