30 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Shtet pa pushtet!

Ardijan ThaqiArdijan Thaçi

17 shkurt 2008 : dita e shumëpritur tashmë kishte ardhur.Pas shumë vitesh vuajtje,shtypjeje,tranzicioni dhe kompromiseve të dhimbshm e Kosova më në fund do të shpallte Pavarësinë e saj dhe do të bashkohej në mesin e shteteve të lira dhe demokratike të botës.

Ajo nuk ishte një ditë e zakonshme si të tjerat,më kujtohet si sot ajo ditë e acartë dimri tek po rrija ulur para televizionit dhe prisja që deputetët e Kuvendit të Kosovës të shpallnin atë që të gjithë ne po e prisnim me padurim,të shpallnin Kosovën shtet.
Dhe ndonëse isha akoma shumë i ri në atë kohë sytë mu mbushën lotë gëzimi kur në Kuvend u lexua Deklarata e Pavarësisë,ajo për të cilën kishim pritur shumë,ajo për të cilën kishin dhënë jetë shumë.Ngado që shkoje atë ditë,ngado që shikoje shihje vetëm gëzim në fytyrat e çdonjërit,shihje shpresën për një të ardhme më të mirë,për një jetë më të mirë…

Por,sot gjashtë vjet pas,Kosova nuk është shteti që të gjithë ne e deshtëm,nuk është shteti që të gjithë ne e ëndërruam,nuk është shteti që i plotëson kërkesat e qytetarëve të saj.

Gjashtë vjet pas,Kosova është shtet por pa sovranitet,shoqëri pa barazi,është i vetmi vend në Europë qytetarët e të cilit nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza,është vendi më i varfër në Europë,vendi ku një pjesë e popullatës jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë bukë për të ngrënë,vendi ku shumë fëmijë në vend se të jenë në bankat shkollore si bashkëmoshatarët e tyre i sheh të bredhin rrugëve duke kërkuar lëmoshë,apo duke bërë punë të ndryshme sa për të siguruar mbijetesën për vete dhe familjet e tyre.

Eshtë e dhimbshme teksa sheh sot shumë familjarë të dëshmorëve pa mbështetje institucionale,është e dhimbshme teksa sheh sot shumë veteranë të luftës pa një vend pune,me kushte të mjerueshme jetese,është e dhimbshme që sot akoma janë të zhdukur edhe rreth 1000 qytetarë të Kosovës,dhe edhe më e dhimbshme është të shohësh lotët në sytë e familjarëve të këtyre personave të cilët dhanë gjithçka që patën,edhe jetën e tyre,për lirinë të cilën ne sot e gëzojmë,për këtë shtet në të cilin ne sot jetojmë.

Gjashtë vjet nga shpallja e pavarësisë Kosova akoma nuk ka arritur të dalë nga rrënojat e së kaluarës,përkundrazi,është zhytur akoma më thellë e dita ditës duket se po fundoset.

Gjatë këtyre gjashtë viteve kemi parë të ndërrohen presidentë,qeveri,ministra,zëvendësministra e gjithçka tjetër,por,fatkeqësishtë nuk kemi parë që të ndryshojë diçka për të mirë e duket se nuk do të shohim edhe një kohë të gjatë.
Kosova ishte një rast ” sui generis ” dhe e tillë mbeti.

 

Më Shumë

Përurohen kabinetet shkencore në shkollën “Katër Dëshmorët” në Ratkoc

Në kuadër të bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit mes Komunës së Rahovecit, Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrës Komunale për Komunitete (ZKK), sot janë përuruar...

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Lajmet e Fundit