2.9 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Shtohen presionet ndaj Moskës

Ukraina-treniPerëndimi çdo herë e më shumë po bën presion ndaj Moskës që të sqarojë atë që zyrtarët amerikan e kanë përshkruar si intervenim direkt të ushtrisë ruse në Ukrainën lindore, raporton REL.

Përmes një postimi në profilin personal në “Twitter”, ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë se “një numër në rritje i ushtarëve rusë janë duke intervenuar drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike se duhet të sqarohen raportet për trupat ruse që janë futur në Ukrainë.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për nisjen e sulmit ushtarak në kufinjët e saj lindor. Moska i ka hedhur poshtë akuzat se po furnizon rebelët prorusë apo po dërgon ushtarë në Ukrainë.

Më Shumë

Sot 7 Marsi, Dita e Mësuesit

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Deri në fillim të viteve ’90 në Shqipëri,...

Vjen klipi i “Nan” – kënga që do të pëfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Videoklipi zyrtar i këngës “Nan” kënduar nga Alis është publikuar. Artisti shqiptar me këtë këngë do ta përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 70-të të Eurovision...

Lajmet e Fundit